Nurmagomedov marrëveshje për të ruajtur titullin, ja detajet

14 Dhjetor 2018
13:20
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov, kampion i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, pritet të arrijë një marrëveshje me Komisionin e Sportit në Nevada, për të ruajtur titullin. Komisioni është duke hetuar si kampionin rus ashtu dhe irlandezin Conor McGregor, pas incidenteve që ata krijuan pas duelit mes tyre në eventin UFC-229 (6 tetor, në Las Vegas). Seanca dëgjimore është shtyrë për në fund të janarit, por sipas Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib, po punohet që të arrihet një marrëveshje mes palëve, në mënyrë që rusi të mbajë titullin që mbrojti në kafaz gjatë duelit me rivalin irlandez.

Ne nuk mund të parashikojmë atë që do ët ndodhë. Me aq sa kam marrë vesh, Khabib pritet të dënohet me 500 mijë dollarë dhe të pezullohet deri në 9 muaj, duke ruajtur kështu titullin. Më vjen keq për çfarëdo penalizimi që djali im do të marrë. Nëse nuk do të kishin ndodhur ato gjëra të shëmtuara, tani do të shihnim për një të ardhme të ndritur përpara, për beteja më të bukura në kafaz”, tha Abdulmanap Nurmagomedov, babai i sportistit rus. Khabib nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij në UFC, duke i fituar të gjitha duelet e zhvilluara më tani (27 fitore)

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit