“O nënë, ça by****”; Balotelli guxon me komplimentin publik për ish-partneren (video)

19 Nëntor 2019
13:31
Alfred Lleshi
back button

Kontravers në fushën e blertë dhe në jetën jashtë saj, Mario Balotelli nuk rresht së surprizuari me veprimet e tij. Ai e demonstroi këtë përsëri, me një koment “guximtar” të lënë nën videon e ish-partneres, Raffaella Fico. Në pamjet e publikuara në profilin e saj në Instagram, “showgirl” tregon stërvitjen “seksi” në palestër. 

Në video, bukuroshja napolitane nxjerr në pah format e saj, që me siguri nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ish i dashuri. “Mamma che chiappa” (o nënë, ça bythësh), ky është komenti me të cilin sulmuesi i Brescia deshi të vlerësojë vithet e Fico. Të dy, megjithë historinë e tyre të mbyllur të dashurisë, ruajnë marrëdhënie të mira. Ata i bashkon mbi të gjitha dashuria për vajzën, Pia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit