Objektiv i Bayern Munich rinovon me klubin italian

15 Gusht 2019
17:38
back button

Cengiz Under ka firmosur zyrtarisht një kontratë të re deri në vitin 2023 me Romën. Lajmi erdhi vetëm disa orë pasi lajmëroi rinovimin e mesfushorit Nicolo Zaniolo.

“Me këtë qytet, tifozë dhe klub unë dashurohem çdo ditë e më shumë. Ky është një moment shumë i lumtur për mua,” shprehet Cengiz për faqen zyrtare të Romës.

“Dua të falënderoj klubin që më plotësoi dëshirën për të vazhduar të luaj këtu te AS Roma.”

Sulmuesi anësor u ble për 14 milionë euro dy vite më parë dhe ka shënuar 14 gola në 65 paraqitje. Ai u përfol për një largim këtë verë teksa Everton dhe sidomos Bayern Munich kishte shfaqur interes për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit