Objektivi i dështuar i kuqezinjve në merkato gati të debutojë në La Liga

13 Shtator 2019
19:05
Telesport
back button

Skuadra e Atletico Madrid kryeson renditjen e La Liga me 9 pikë të plota. Trajneri Diego Simeone, duke folur në prag të ndeshjes që “colchoneros” do të luajnë nesër në fushën e Real Societad, ka folur për gjendjen fizike të disa lojtarëve.

Thomas dhe Morata nuk do të luajnë në këtë ndeshje. Ndërsa Savic do të jetë i grumbulluar”, tha Simeone, që më pas thuri elozhe për sulmuesin Angel Correa. Ai ishte “dëshira në sirtar” e Milanit, por në fund mbeti në Madrid. Për Correa kjo do të jetë sfida e parë në La Liga këtë sezon.

E kam parë gjithnjë të stërvitet në maksimum, me dëshirën e duhur dhe impenjim. Madje edhe duke ndihmuar skuadrën. Për ne është një lojtar i rëndësishëm, pasi i jep vertikalizim sulmit tonë dhe ritëm lojës. Gjë të cilën sulmuesit e tjerë nuk e realizojnë dot. Do ta aktivizoj aty ku luan zakonisht, në sulm”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit