Objektivi i Milan flet hapur: Nuk jam i kënaqur

14 Dhjetor 2018
22:30
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë me "Daily Mail", Cesc Fabregas, i cili është një objektiv i Milan në merkato, ka folur në lidhje me vështirësitë që ka te Chelsea për të siguruar një vend në formacion.

"E di cili është roli im dhe fatkeqësisht nuk është ajo që dua. Është një situatë e vështirë për mua. Natyrisht, unë luaj në ndeshjet e kupave dhe Europa League, nuk jam nga ata që ankohen ose nuk japin maksimumin. Gjithmonë do ta bëj detyrën time", ka thënë ai.

Mesfushori është përfolur për një transferim te Milan, me kuqezinjtë që do të kërkojnë të përforcohen në merkaton e janarit. "E kam një ide, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është shumë shpejt për të folur për këtë", ka përfunduar ai.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit