Oblak i përket historisë, ja rekordi që mund të vendosë sonte tek Atlético Madrid

29 Tetor 2019
14:14
Alfred Lleshi
back button

Me paraqitjen e tij të shkëlqyer javën e kaluar të La Liga, portieri i Atlético Madrid, Jan Oblak, barazoi rekordin e Abel Resino për numrin e ndeshjeve si i pamposhtur. Të dy, me nga 95 ndeshje, e mbajnë këtë record në skuadrën “rojiblancos”. Vetëm se ka disa merita më shumë portieri aktual slloven, sepse ka luajtur 163 ndeshje, 80 të tilla më pak se në rastin e Resino. Ky i fundit ishte njeriu-rekord i Atlético Madridit deri më tani, në këtë drejtim, me 243 ndeshje të luajtura midis viteve 1986 dhe 1995. 

Në 95 prej këtyre ndeshjeve ai e mbrojti portën e vet të paprekur. Nëse Oblak do të mos pësojë sot, në ballafaqimin me Alavés, ai do të bëhej portieri me numrat më të mirë në historinë e klubit, përsa iu përket lojërave pa rrjetë të prekur nga kundërshtari. Vetëm këtë sezon, Oblak e ka arritur këtë gjë në shtatë ndeshje, tashmë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit