Ocampos shënon dhe futet në portë: në minutën e fundit i mohon golin portierit kundërshtar

7 Korrik 2020
15:14
Denis Hakanaj
back button

Lucas Ocampos duket se është puthur nga fati në këtë sezon.

Sulmuesi i Sevilla-s ka vendosur ndeshjen kundër Eibar-it jo vetëm me golin e shënuar në minutën e 56-të, por edhe me një pritje të pabesueshme në fundin e takimi, kur ka marrë vendin e të dëmtuarit Vaclik në portën e andaluzëve.

Në minutën e 100-të, gjatë një rrëmuje në zonën e rreptësisë, portieri i Eibar-it, Dimitrovic, ka pasur në këmbë topin e barazimit dhe ka goditur fort në qendër.

Një gjuajtje që është ndalur nga ish-ylli i Milan-it dhe Genoa-s, i cili i ka dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme Sevilla-s në garën për një vend në Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit