Odermatt triumfon në Soelden, hedh kandidaturën për Kupën e Botës

25 Tetor 2021
10:09
Telesport
back button

Pas garës së gjigandit për femra është zhvilluar ajo e meshkujve, gara e parë sezonale e Kupës së Botës në ski. Në pistën suedeze të Soelden triumfoi skiatori zviceran Marco Odermatt.

Pas dy zbritjeve ai dha kohën e përgjithshme 2’05”94, duke lënë pas austriakun Roland Leitinger (kryesonte pas zbritjes së parë), ndërsa i treti u klasifikua slloveni Zan Kranjec.

Paraqitje e mirë e Odermatt, që këtë vit shihet si kandidati kryesor për të fituar Kupën e Botës për meshkuj. Gara e radhës do të zhvillohet në Austri, në pistën e Lech, më 14 nëntor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit