Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarin, Conte ndëshkohet rëndë

26 Janar 2021
13:36
Alfred Lleshi
back button

Fjalët drejtuar arbitrit Maresca, në fund të sfidës Udinese-Inter, i kushtuan Antonio Conte dy ndeshje skualifikim. Gjykatësi Sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, gjithashtu vendosi një gjobë prej 20 mijë eurosh për trajnerin zikaltër. “Gjithmonë je Maresca, eh. Gjithmonë je Maresca. Edhe në VAR, je gjithmonë ti, – ishte protesta e Conte karshi arbitrit në fjalë. – Bravo Maresca!”

Një “stuhi” që përfshiu edhe Orialin, e cila do të vazhdonte në tunelin e dhomës së zhveshjeve. “Për shkak se në minutën e 45-të të pjesës së dytë, vazhdoi të protestonte ashpër, pas paralajmërimit, duke shqiptuar me zë të lartë fraza mosrespektimi ndaj zyrtarit të ndeshjes, gjë që vazhdoi edhe pas masës së dëbimit, para se të largohej nga fusha e lojës; si dhe për shkak se, në fund të ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, u përball me gjyqtarin përmes një shprehjeje kërcënuese, duke i bërtitur atij me tone seriozisht fyese; shkelja e Conte u zbulua gjithashtu nga bashkëpunëtori i Prokurorit Federal”. Ky është sqarimi që shoqëron dënimin e dhënë për trajnerin e Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit