Oferta 100-milionëshe për yllin e mesfushës së Napolit, De Laurentiis fluturon në Paris

21 Janar 2019
11:06
Alfred Lleshi
back button

Negociatat e merkatos në futboll shpesh rezultojnë si një udhëtim kënaqësie. Kjo është ajo, që mund të ndodhë sot në Paris, ku presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, shkoi me familjen e tij për një pushim të vogël.

Megjithatë, vëmendjen e tërheq më shumë destinacioni i zgjedhur nga presidenti blu. Në Paris, De Laurentiis mund të vazhdojë negociatat me PSG për Allan, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”.

Francezët janë të sigurt se me ofertën e duhur, Allan mund të largohet nga Italia në janar. Për këtë arsye, ata mund të prezantojnë bonuse të reja në negociatat me Napolin, për ta bindur klubin e Serie A që ta lejojë lojtarin të largohet. 

Përveç një oferte të madhe ekonomike për brazilianin, PSG dëshiron të bëjë një sponsorizim të ri me “Qatar Airways” te skuadra e De Laurentiis.

Një ofertë e dyfishtë, që mund të nënkuptojë joshjen e Napolit. Para një oferte totale prej më shumë se 100 milionëve, De Laurentiis do ta privonte më lehtë veten nga një lojtar aq i rëndësishëm, sa Allan.

Kampionët e Ligue 1 janë të gatshëm t’i ofrojnë brazilianit kontratë prej 6 milionë eurosh në sezon, duke dashur ta bëjnë atë një nga shtyllat e mesfushës së Tuchel. Ideja e francezëve është që t'i japin teknikut gjerman një mesfushor të cilësisë së lartë, i cili mund ta ndihmojë ekipin veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Nëse negociatat nuk arrijnë një emërues të përbashkët, gjithçka mund të shtyhet deri në qershorin e ardhshëm, kur parizienët do të përpiqen përsëri të rrëmbejnë Allan nga Napoli. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit