Oferta e fundit tërbon yllin e Chelsea-t, Juventus mund të përfitojë

18 Nëntor 2021
16:37
Denis Hakanaj
back button

Antonio Rudiger duket se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga oferta e fundit që i është bërë nga Chelsea.

Sipas Sport Bild, Blutë i kanë ofruar një rrogë më të ulët nga sa kërkon mbrojtësi (60.000 sterlina në javë), duke shkaktuar tërbimin e lojtarit dhe përfaqësuesve të tij.

Nëse Chelsea nuk do ta përmirësojë ofertën, lexohet, Rudiger nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon më 30 qershor dhe do të largohet me kosto zero.

Në Itali kërkohet nga Juventus-i.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit