Oferta e parë nga Manchester United për Sancho! Dortmund refuzon: “Nuk mjafton kaq…”

15 Qershor 2021
18:28
Telesport
back button

Manchester United vazhdon të kërkojë me ngulm talentin anglez Jadon Sancho, por ende nuk ka arritur të bëjë ofertën që Borussia Dortmund kërkon!

Ylli anglez i klubit gjerman dhe kombëtares angleze, është kërkesa kryesore e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe kjo tashmë është shprehur edhe publikisht!

21-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit, regjistroi shifra fantastike në sezonin e fundit: 16 gola dhe 20 asiste.

Manchester Evening Neës shkruan se “Djajtë e Kuq” kanë bërë ofertën e parë për Sanchon.

67 milion paund (rreth 77 milion euro) por menjëherë ky propozim është refuzuar nga verdhezinjtë, që duan një shifër të barabartë me gati 90 mln euro bashkë me bonuset.

Ndërkohë, Sancho dhe United prej kohësh kanë gjetur akordin mes tyre mbi kontratën për 5 vjet dhe një rrogë gati të trefishuar në krahasim me Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit