Oferta e re në Dajti Ekspres: bli një biletë dhe merr një tjetër falas!

2 Korrik 2020
13:28
Telesport
back button

Vera është në kulmin e saj! Po kalojmë ditët më të nxehta të vitit, por ka gjithmonë mënyra për t’u argëtuar në natyrë, pa u shqetësuar edhe aq shumë për rrezet e diellit .

Telesport ju sugjeron një vend të mrekullueshëm, vetëm 15 minuta larg Tiranës: Dajti Ekspres. Në këtë kompleks gjeni gjithçka që ju duhet për të kaluar një ditë të jashtëzakonshme. Udhëtimi me teleferik këtë sezon kushton 800 lekë/person.

Oferta e radhës nga Dajti Ekspres është fantastike! Nëse zgjidhni të luani Minigolf apo të sfidoni veten dhe shokët në Dajti Adventure Park, përfitoni një biletë falas. Pra, ju blini një biletë për vete dhe automatikisht i bëni dhuratë personit me të cilin keni zgjedhur të ngjiteni lart në mal.

Kjo ofertë vlen për ditën e hënë, të mërkurë, të enjte dhe të premte, çdo javë! Stafi ynë ka zgjedhur të provojë edhe minigolfin, edhe Parkun e Aventurave nesër. Ju presim atje! Ne jemi gati për sfida dhe aventura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit