Oferta qesharake e PAOK-ut, fituesi i Champions Leagues i largohet nga zyra

23 Korrik 2019
11:03
Eraldo Harlicaj
back button

PAOK-u u mendua se kishte gjetur marrëveshjen me Fabio Coentraon. Fituesi i Champions Leagues udhëtoi drejt Greqisë dhe u mendua se firma me kampionët e vendit ishte thjesht çështje kohësh. 

Portugezi nuk ka pranuar ofertën prej 700 mijë eurosh në vit të PAOK-ut dhe është larguar nga zyra duke mos hedhur firmën në kontratë. Ai është rikthyer në Portugali, aty ku Porto e ka tunduar me një ofertë më të lartë. 

Largimi i tij nga Greqia është një lëvizje e pakuptueshme, pasi palët kishin rënë dakord parimisht. 31-vjeçari është dyzuar dhe duket se Porto e ka bindur të mos nënshkruajë.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit