OFERTA: Reali i përgjigjet Barcelonës, miliona dhe yllin e ekipit për Mbappe

5 Dhjetor 2019
11:00
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi dhe Barcelona janë në një garë të ashpër për të bindur Kylian Mbappenë të kalojë në Spanjë. Dëshira e lojtarit është të largohet nga PSG, pavarësisht se klubi po mundohet ta bindë që të qëndrojë në Paris. Rinovimi, nëse ndodh, do të jetë me shifra fantastike, ndërsa Reali ka hedhur shashkën për të ngacmuar dhe më tepër klubin francez. 

Ekipi madrilen ofron Vinicius Junior dhe para për kampionin e botës. Madrilenët e duan me patjetër në Santiago Bernabeu me trajnerin Zinedine Zidane që ka dalur hapur për të riun. Ai shihet si zëvendësuesi ideal i Karim Benzemasë, por mund të jetë dhe Ronaldo i ri në kryeqytetin spanjoll. 

Përfshirja e Vinicius në këtë operacion nuk është pa shkak. Braziliani nuk konsiderohet më i paprekshëm në Spanjë, madje Zidane nuk e llogarit në grupin e tij të lojtarëve. Drejtuesit e PSG nga krahu tjetër kanë shfaqur interes që në verë për brazilianin. Largimi i Mbappesë do të ishte një goditje e madhe për ta, por dëshira e lojtarit mund të ndryshojë gjithçka. Reali i përgjigjet Barcelonës pas ofertës së çmendur të katalanasve. (Lexo këtu)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit