Ofertat e huaja, Fenerbahce merr vendim për Muriqin!

13 Janar 2020
19:48
back button

Vedat Muriqi do të vazhdojë të luajë në Turqi deri në fund të sezonit, të paktën sipas gazetës “Sabah”, e cila njofton dhe se sulmuesi shtatlartë i Kosovës, edhe pse ka pasur oferta të ndryshme, shihet nga Fenerbahce si lider i ekipit dhe tepër i rëndësishëm në ekonominë e golave dhe rezultateve, në ambicjen e skuadrës së Stambollit për t’u shpallur kampion.

Sigurisht, nëse prezantohet një ofertë me 15-17 milionë euro dhe sipër, do të merret në konsideratë nga skuadra turke, por deri tani ende asnjë propozim i tillë nuk ka ardhur por vetëm sondazhe të ekipeve të dorës së dytë dhe të tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit