“Ofertat kanë ardhur”, flet objektivi i Milan dhe Juventus: Nuk kam vendosur akoma

30 Nëntor 2021
16:34
Denis Hakanaj
back button

Boubacar Kamara ka folur për të ardhmen e tij.

Mesfushori i datëlindjes 1999, kontrata e të cilit me Marseille është drejt skadencës, është vënë në shënjestër nga Juventus dhe Milan.

“Është menaxheri im që merret me këto, ofertat kanë ardhur. Nuk më takon mua të flas tani, po mendohem akoma”, ka thënë Kamara n ë lidhje me të ardhmen e tij.

“Kur të kem marrë një vendim, do të jeni të parët që do ta dini. Ajo që dua mbi të gjitha është të vazhdoj të punoj, përmirësohem dhe të fitoj trofe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit