E BUJSHME: Maxi Lopez mori ofertë nga mafia për hakmarrje ndaj Icardit?

15 Korrik 2019
22:22
back button

I futar në emisionin “PH Podemos Hablar”, Maxi Lopez ka folur ndër të tjera edhe për ish-shokun e tij, sulmuesin e problematik të Inter, Mauro Icardi dhe ish-bashkëshorten e tij Wanda Nara, tashmë e martuar pikërisht me lojtarin zikaltër.

Ndër të tjera, në adresë të ish-sulmuesit argjentinas të Milan, është bërë pyetja që bëri zhurmë të madhe në media: Nëse ishte e vërtetë se kohë më parë ka pranuar një ofertë nga mafia për tu hakmarrë ndaj Icardit.

Një spekullim i bujshëm, por për të cilin, kur u pyet gjatë emisionit, nëse korespondonte me realitetin, Maxi Lopez deklaroi: “Preferoj të mos flas!”. Një përgjigje sintetike kjo e ish-futbollistit të Milan që nuk përjashton asgjë publikisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit