Ofertë e parezistueshme për Rashicën, 40 milionë euro në derën e Werder Bremen

11 Dhjetor 2019
17:36
Eraldo Harlicaj
back button

Milot Rashica mund të ndryshojë ekip që në merkaton e janarit. Shqiptari është kthyer në liderin e Werder Bremen-it, por forma e ekipit gjerman është e dobët. Ata po luftojnë për mbijetesë, pavarësisht se në fillim të sezonit kishin objektiva të tjera. 

Menaxheri Altin Lala deklaroi se futbollisti nuk do të largohet në janar, por duket se situatat mund të ndryshojnë. Aston Villa ka treguar interes konkret për sulmuesin e Kosovës dhe po bën gati ofertën e parezistueshme për 23-vjeçarin. 

“Kreiszeitung.de” shkruan se skuadra angleze e sheh si futbollistin ideal për sulmin e tyre dhe është gati të ofrojë 40 milionë euro. Ata nuk kanë asnjë dyshim te futbollisti i përfaqësueses së Kosovës. Në krahun tjetër, Lala nuk dëshiron që Rashica të lëvizë në janar, pasi i druhet përshtatjes në kampionatin anglez. 

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit