E mbani mend Bojan Krkic? Sot është 29 vjeç dhe po kalon oqeanin

21 Janar 2019
22:15
back button

Lajmet më të fundit nga skena e merkatos njoftojnë për një ofertë fraonike të mbërritur në adresë të Bojan Krkic. Pasi shëtiti të gjithë Europën, mes Spanjës, Italisë, Holandës, Anglisë dhe Gjermanisë, karriera e Bojan Krkic mund të vijojë tashmë përtej oqeanit, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Referuar raportimeve të orëve të fundit nga tabloidi britanik “The Sun”, në fakt, klubi i MLS në SHBA, New England Revolution ka paraqitur një ofertë stratosferike si për vetë sulmuesin, ish-futbollist ndër të tjera edhe i Barcelonës, Romës e Milan, gjithashtu edhe në adresë të vetë klubit që zotëron aktualisht futbollistin, Stoke City.

Në këto orë, sulmuesi 29-vjeçar ka marrë disa orë reflektimi, për të vendosur nëse do të pranojë sfidën nga MLS, ndërkohë që shifrat, edhe pse konfirmohet të jenë faraonike, mbeten gjithsesi “Top Secret”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit