Ofertë marramendëse për Cavanin, uruguiani refuzoi legjendën e futbollit

14 Korrik 2020
16:50
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Edinson Cavani është futbollist i lirë sepse e mbylli aventurën e tij me PSG-në. Ai nuk donte të vazhdonte më me kampionët e Francës, pasi humbi vendin e titullarit dhe drejtuesit vendosën që t’i besonin Icardit, madje i dhanë dhe numrin 9, atë të uruguianit.

Calciomercato bën me dije se sulmuesi mund të përfundonte në MLS, pasi presidenti i Inter Miamit, David Beckham u mundua të bënte goditjen e vitit. Shtatlartit iu ofrua një propozim thuajse i ngjashëm me atë që kishte te PSG, 12 milionë euro në vit.

Shifra shumë të kënaqshme, por sulmuesi preferon të mbetet në Europë. Ai po mundohet të gjejë një ekip të madh në Europë dhe të mos mendojë ende për Amerikën. Në krahun tjetër, Beckham po punon ende për një sulmues tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit