Ofertë tunduese, Steven Gerrard mund të largohet nga Rangers!

24 Qershor 2019
22:02
back button

Steven Gerrard ka vetëm një vit që ka nisur karrierën e trajnerit dhe e ka nisur nga Skocia, te FC Rangers, klub gjigant dhe me ambicie të mëdha, edhe pse në dekadën e fundit ka qenë në krizë të thellë financiare dhe vetëm vitet e fundit ka nisur ringritjen.

Megjithatë, projekti i Gerrard te Rangers mund të përfundojë para kohe, sepse ish-mesfushori legjendar i Liverpool ka marrë një ofertë tunduese nga Anglia.

Derby County i ka ofruar stolin, me 2.5 milionë sterlina në sezon, dhe është gati t'i japë ish-yllit të Anglisë një bonus prej 8 milionë sterlinash nëse e ngjit në Premier League.

Daily Record shkruan se me largimin e Frank Lampard te Chelsea, lëvizje që pritet të zyrtarizohet këtë javë, Derby kërkon pikërisht Gerrard si pasues, por fillimisht duhet të gjejë marrëveshjen me Chelsea-n, sepse i takon dëmshpërblim për lëshimin e Lampard. Edhe ky i fundit kishte bonus 8 milionë sterlina për ngjitje në Premier, ndaj Derby kërkon të vijojë në linjën e ish-futbollistëve të mëdhenj që duan të bëjnë karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit