Miqësore ndaj Bylisit, një mesfushor nga Kosova shënon për Skënderbeun

12 Janar 2019
15:01
back button

Skënderbeu po luan sot një miqësore kundër Bylisit, në Durrës, ndërsa aty ka befasuar, duke hedhur në fushë edhe një mesfushor të ri, nga Kosova, i cili quhet Elmir Asani.

23-vjecari sapo është bashkuar me kampionët e Shqipërisë dhe do të provohet, ndërkohë që shënoi ndaj Bylisit.

I lindur në Novi Sad, Asani luan si mesfushor krahu, zakonisht në të majtë, ndërsa në karrierën e vet ka luajtur për shumë vite në Serbi, duke u rritur te Vojvodina, ndërsa sezonin e shkuar ishte pjesë e Zemunit dhe verën e shkuar u transferua në divizionin e tretë austriak, te Mauerwerk Sport Admira, pas një prove te Shkëndija e Tetovës.

Asani do të qëndrojë disa ditë te Skënderbeu, para se trajneri Orges Shehi të vendosë a vlen për t'i ofruar kontratë.

Në miqësoren kundër Bylisit Asani ka qenë risia e vetme e formacionit, ndërsa te Bylisi ka debutuar mesfushori Eri Lamçja, i cili sapo ka firmosur për ballshiotët. Gjithashtu, kanë luajtur edhe mesfushori Serxho Ujka (ish-Shënkolli) e Andi Hadroj (ish-Laçi), të cilët mund të firmosin së shpejti.

MIQËSORE

SKËNDERBEU – BYLIS      4-1

Shënues: Asani 5’, Muzaka 7’ (p), Dita 38′, Oto John 88' / Kofi 25’

SKËNDERBEU: Teqja, Abazi, Radas, Lulaj, Sambou, Dita, Muzaka, Guedj, Asani, Gripshi, Krasniqi.

BYLIS: Bytyçi, Janku, Hadroj, Peposhi, Doksani, Zefi, Shyti, Beji Antoni, Ujka, Lamçe, Kofi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit