“Olimpiada do të jetë prova që njerëzimi mposhti koronavirus”

19 Janar 2021
12:18
Telesport
back button

Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të jenë prova që njerëzimi mposhti koronavirus”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga kryeminstri japonez Yoshihide Suga, që ka hedhur poshtë çdo dyshim në lidhje me organizimin e Olimpiadës.

Ky event olimpik u shty për verën e këtij viti si pasojë e pandemisë Covid-19, ndërkohë që rastet e larta si në Japoni ashtu dhe në gjithë botën kishin vënë sërish në dyshim zhvillimin normal të këtij eventi.

Ne do të vijojmë punën me përgatitjen e Olimpiadës. Jemi të vendosur të zbatojmë masat anti-Covid, duke organizuar një event që do të sjellë shpresë dhe kurajo në gjithë botën”, tha Suga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit