Olimpiada, ja 12 yjet e NBA-së që do të luajnë për “Dream Team”

24 Qershor 2021
11:46
Telesport
back button

Kombëtarja amerikane e basketbollit për meshkuj, e njohur ndryshe si “Dream Team”, që do të shkojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” është gati. Mediat kanë zbuluar listën me 12 basketbollistë që trajneri Gregg Popovich do të ketë në Olimpiadë, ku luan për të mbrojtur medaljen e artë fituar 5 vite më parë, në Rio.

Orët e fundit është konfirmuar mungesa e James Harden, ende jo në formën optimale dhe vendin e tij e ka zënë Zach LaVine. Nga kombëtarja që fitoi të artën në Brazil kanë mbetur vetëm dy lojtarë: Kevin Durant dhe Draymond Green. Gjithë të tjerët luajnë për medaljen e parë të artë në karrierën e tyre.

Nga lista me 12 emra, 3 janë ende në parket, psai luajnë me ekipet e tyre në finalet play off. Ja lista me 12 basketbollistë: Kevin Durant, Damian Lillard, Bradley Beal, Jayson Tatum, Devin Booker, Zach LaVine, Kevin Love, Bam Adebayo, Draymond Green, Jrue Holiday, Khris Middleton dhe Jerami Grant.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit