Olimpiada në ankth prej koronavirus, anullohen 2 maratona në Kinë

26 Tetor 2021
10:29
Telesport
back button

Kur duhen edhe 100 ditë që të nisin Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” (më 4 shkurt 2022), situata me pandeminë Covid-19 nuk duket aspak e mirë në Kinë. Organizatorët e Olimpiadës po përballen me një shtim të rasteve në shtetin aziatik, duke bërë që masat anti-Covid të ashpërsohen sërish.

Në Kinë ecion me motoon “tolerancë zero ndaj koronavirus”, ndaj edhe sporti nuk bën përjashtim nga ky rregull. Për këtë arsye, brenda dy ditësh janë anulluar dy maratona në Kinë. Ajo e Wuhan, më 27 korrik, ku pritej të merrnin pjesë 26 mijë vetë dhe ajo e Pekinit, më 31 tetor, ku priteshin të garonin deri 50 mijë vetë.

Të dyja këto maratona janë anulluar në momentin e fundit, nga frika se mos shtoheshin edhe më shumë rastet me koronavirus. Organizatorët e këtyre dy maratonave kanë bërë me dije se do të rimbursojnë të gjithë konkurrentët pjesëmarrës dhe se do t’i zhvillojnë garat në një moment të dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit