Olimpiada prish planet e Milan dhe Inter, ndalon shembjen e San Siro, ja arsyeja

24 Qershor 2019
19:56
Telesport
back button

Italia do të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026. Kandidatura e përbashkët Milano-Cortina u përzgjodh nga IOC si ajo fituese, një lajm që ka gëzuar të gjithë italianët, por jo drejtuesit e Milan dhe Inter. Arsyeja është se kjo Olimpiadë prish planet për të shembur stadiumin “San Siro”.

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, pak minuta pas triumfit të kandidaturës Milano-Cortina tha se ky është një lajm i mirë për sportin italian dhe jo vetëm. Ai sqaroi se pas këtij lajmi, stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të shembet, duke zbuluar edhe arsyen.

Në dosjen e paraqitur pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) shkruhet se ceremonia e hapjes do të zhvillohet në “San Siro”. Ky stadium është i Bashkisë dhe vendosim ne për shembjen e tij. Për sa kohë nuk kemi stadium të ri, “San Siro” nuk shembet. Pas vitit 2026 flasim sërish për këtë çështje”, tha Sala.

Unë ju garantoj se “San Siro” do të jetë funksional deri në vitin 2026. Ky është fundi i historisë. Pas vitit 2026, nëse do të kemi një stadium të ri, do të flasim sërish dhe do të vendosim për fatin e “San Siro”. Nuk ka asnjë shans që stadium i ri të jetë gati në vitin 2026, pasi nuk ka ende asnjë projekt konkret”, tha Sala.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit