Olimpiadë e heshtur: Festoni me zemër, JO autografë, përqafime dhe pije alkolike

24 Qershor 2021
9:46
Telesport
back button

Pas konfirmimit të pjesëmarrjes së një numri të limituar tifozësh në stadium për eventet sportive të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, organizatorët e Olimpiadës kanë zbuluar edhe disa rregulla që këta persona duhet të zbatojnë.

Spektatorët duhet të kalojnë kontrollin e temperaturës dhe do të mbajnë maskat pasi të hyjnë në stadium. Nuk do të lejohen pijet alkolike, përqafimet mes tifozëve dhe ata nuk mund të kërkojnë autografë sportistëve.

Nuk do të lejohet valëvitja e flamujve, duartrokitjet apo mbështetja verbale e sportistëve. “Fansat duhet të jenë kreativë për të mbështetur idhujt e tyre dhe krijuar një atmosferë feste”, tha Seiko Hashimoto, kreu i grupit organizator të Olimpiadës.

Gjithçka bëhet për të parandaluar përhapjen e pandemisë dhe limituar kontaktet. Më vjen keq që këtu nuk mund të festojmë njësoj si në Europë. Njerëzit duhet të gëzojnë me zemër, pa bërë zhurmë”, tha Hashimoto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit