Olimpistët ukrainas protestë në Fshatin Olimpik pas pushtimit të Rusisë

11 Mars 2022
12:19
Telesport
back button

Me grushtin ngritur lart dhe duke mbajtur 1 minutë heshtje për ushtarët e humbur në betejë, sportistët ukrainas në Fshatin Olimpik kanë protestuar për pushimin rus në vendin e tyre. Ata mbanin një pankartë ku shkruhej “Paqe për të gjithë”, në ngjyrat verdhë e blu, ngjyrat e flamurit ukrainas.

Në Kinë po zhvillohet Lojërat Paraolimpike dimërore “Pekin 2022”, Olimpiada për personat me aftësi të kufizuara, ku mungojnë Rusia e Bjellorusia, të përjashtuara. Në këtë protestë ishin rreth 30 anëtarë të stafit olimpik ukrainas, pjesëmarrës në këtë Olimpiadë dimërore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit