Oliveira mposht Gaethje dhe mbetet “numri 1”, titulli kampion qëndron vakant

8 Maj 2022
9:37
Telesport
back button

Ka zgjatur vetëm 3 minuta e 22 sekonda dueli për titullin kampion bote në peshën e lehtë (pesha deri 71kg) në artet marciale mikse mes brazilianit Charles Oliveira dhe amerikanit Justin Gaethje. Oliveira (33 fitore, 8 humbje e 1 duel pa rezultat) fitoi me “submission” ndaj Gaethje (23 fitore e 4 humbje) në raundin e parë, në duelin e zhvilluar në Feniks (Amerikë), i vlefshëm për eventin UFC-274.

Gjithsesi, braziliani nuk ka mundur ta shijojë ashtu si duhet këtë fitore, pasi ai, një ditë më parë, nuk kishte mundur të arrinte peshën e lejuar (peshonte 200 gramë më shumë). Për pasojë, Oliveira e kishte humbur titullin pa u ngjitur në kafaz dhe vetëm Chandler mund ta fitonte atë në rast se mposhte brazilianin (titulli ishte vakant).

Por luftëtari amerikan nuk ia doli dot mbanë, duke humbur për të dytën herë mundësinë të shpallet kampion i këtij Divizioni (ka humbur edhe ndaj Khabib Nurmagomedov). Oliveira e dominoi sfidën, e cila në ato 3 minuta ishte mjaft interesante, pasi edhe Chandler bëri një kapje të bukur.

Gjithsesi, braziliani arriti të vërë shpejtë nën presion amerikanin, duke e kapur për fyti dhe e detyroi Chandler të dorëzohet. Oliveira mbetet “numri 1” në këtë Divizion dhe pritet të duelojë në sfidën e radhës sërish për titullin, që tashmë vakant. Pas sfidës, ai doli nga kafazi për të takuar presidentin e UFC-së, Dana White, që ia premtoi këtë gjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit