Dani Olmo magjeps me fanellat e Leipzig-ut dhe Spanjës pas një historie shumë të veçantë, nga ekipet e të rinjve të Barcelonës e deri te Kroacia me Dinamon e Zagrebit.
Dhe ai e thotë vetë: “Isha i lumtur në Barça. Në katër nga gjashtë vitet që isha atje isha golashënuesi më i mirë, luajta si sulmues dhe anësor, isha gjithashtu një ndërkombëtar nën 16 dhe nën 17 vjeç, por ndjeva se duhej të ndryshonte diçka.
Ajo që doja ishte një projekt i rëndësishëm sportiv për mua dhe Dinamo ma dha. Kur largohesh nga Barça nuk mund të jenë të gjitha trëndafila dhe në Kroaci e kuptova këtë. Aty u bëra burrë në çdo kuptim, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, janë fjalët e anësorit ofensiv iberik për DAZN.