Olympiacos-Milan, edhe humbja i kualifikon miqtë

12 Dhjetor 2018
21:36
Denis Hakanaj
back button

Milan nuk e ka siguruar akoma vendin në fazën pasardhëse të Europa League. Kuqezinjtë do të kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë në ndeshjen që do të luajnë mbrëmjen e së enjtes në fushën e Olympiacos, që do të jetë edhe e fundit për fazën me grupe të Europa League.

Grekët duhet të fitojnë 2-0, 3-1 ose me një avantazh prej tre ose më shumë golash për t'u kualifikuar. Kuqezinjve do t'u mjaftonte barazimi, por mund të kualifikohen edhe në rast humbjeje.

Statistika

– Ndeshja e vetme e mëparshme e luajtur nga Olympiakos në shtëpi kundër Milan-it ka qenë e para për ata në një kompeticion europian – një barazim 2-2 në sezonin 1959-60 të ish-Kupës së Kampionëve.

– Milan nuk ka pësuar asnjë humbje në  tri ndeshjet e mëparshme të luajtura kundër Olympiakos (2 fitore, 1 barazim), duke fituar 3-1 ndeshjen e luajtur në Milano në javën ne dytë të Europa league.

– Olympiakos ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër ekipeve italiane në të gjitha kompeticionet (2 barazime, 5 humbje). Fitorja, 1-0, ka qenë kundër Juventus në sezonin 2014/15 të Champions League.

– Milan ka humbur vetëm një nga katër ndeshjet e fundit të Europa League që ka luajtur në transfertë (2 fitore, 1 barazim), duke mos pësuar gol në dy prej atyre takimeve.

– Sulmuesi i Milan, Patrick Cutrone, ka realizuar katër gola deri tani në këtë sezon të Europa League, vetëm Luka Jovic (pesë) ka shënuar më shumë në fazën me grupe të Europa League që nga ndryshimi i emrit të kompeticionit në sezonin 2009-10.

Ndeshjet e tjera

– Villarreal ka arritur të kualifikohet në të gjashtë fazat e mëparshme të Europa League dhe duhet të marrë një  barazim në shtëpi kundër Sprtakut të Moskës për të vazhduar në këtë rrugë.

– Asnjë skuadër nuk është eliminuar nga Europa League pasi ka grumbulluar më shumë se 10 pikë, por Standard mund të bëhet ekipi i parë nëse ata fitojnë dhe Sevilla mund Krasnodar me katër gola ose më pak.

– Salzburg, Chelsea dhe Eintracht Frankfurt mund t'i fitojnë të gjashtë ndeshjet e grupeve. Kjo ka ndodhur shtatë herë në të kaluarën, me skuadrën austriake që është e vetmja që e ka realizuar një gjë të tillë dy herë (2009/10, 2013/14).

– Diferenca më e madhe mes vendit të parë dhe të dytë në fazën me grupe është 11 pikë. Chelsea mund ta barazojë ose ta kalojë nëse fiton ndaj Mol Vidi-t dhe nëse BATE nuk fiton.

– Shtatë është totali më i ulët i pikëve të grumbulluara nga një ekip i eliminuar në fazën me grupe. Slavia, BATE dhe Vidi mund ta barazojnë, ndërsa PAOK mund të kualifikohet me gjashtë pikë.

– Standard (2011/12) dhe Salzburg (2017/18) janë të vetmet skuadra që kanë kompletuar një fazë me grupe me vetëm një gol të pësuar, por Chelsea mund të bëjë të njëjtën gjë.

– Sarpsborg është i vetmi ekip debutues në këtë sezon të Europa League që mund të kualifikohet.

– Rangers-it i duhet fitorja në fushën e Rapidit të Vjenës për t'u kualifikuar, ndërsa austriakëve u mjafton një pikë.

– Celtic-ut i duhet një barazim n ë shtëpi n daj Salzburg-ut për t'u kualifikuar ose që Leipzig të mos fitojë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit