Onana dhe Donnarumma kushtojnë, Chelsea hidhet në sulm për Burki! Vjen oferta e parë

28 Maj 2020
12:30
Telesport

Chelsea ka vendosur: Kepa Arrizabalaga është i destinuar të largohet në verë nga Londra, pasi ka humbur vendin edhe karshi Caballero. Franck Lampard ka dhënë “ok” dhe tani pret një zëvendësues të denjë. Disa emra janë në tavolinë por nuk kushtojnë lirë.

Il Chelsea multa Kepa: una settimana di stipendio sarà devoluta ...

Nga Onana i Ajax te Donnarumma i Milanit, por sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, ideja e fundit dhe lirë është Roman Burki i Borussia Dortmund, që ka një vlerë rreth 15 mln sterlina, me bonuse të përfshira. Verdhezinjtë, megjithatë, në fillim duan të gjejnë një pasues të zvicerianit dhe pastaj ta lëshojnë.

Natyrisht, dëshira e bluve do të ishte Onana, por gara për portierin e Ajax është e ashpër dhe ka shumë skuadra të interesuara, mes tyre sidomos PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit