Onana-Handanovic, cili do të jetë i pari? Porta e Interit del në “ankand”

4 Korrik 2022
7:52
Alfred Lleshi
back button

Samir Handanovic dhe André Onana do të garojnë për një vend titullari tek Interi, sezonin e ardhshëm. Siç raporton “Corriere della Sera”, bashkëjetesa mes dy lojtarëve në këtë rol (të portierit) mund të funksionojë gjithashtu, siç tregohet nga rasti i Buffon dhe Szczesny te Juventusi, por vetëm nëse trajneri Inzaghi arrin të nxjerrë më të mirën nga të dy.

Buzëqeshja ngjitëse e kamerunasit dhe përvoja e madhe e sllovakut mund të ndihmojnë në zbutjen e çdo lloj tensioni për startuesin, por ish-i i Ajax-it duket se e ka me nxitim. Ndërkohë, sa i takon merkatos zikaltër, priten zhvillime të tjera.

Arturo Vidal ka thënë gjithmonë se donte të luante për Flamengon. E ka thënë këtë edhe në momentet më delikate të sezonit të kaluar me Interin. Tani që kampionati ka përfunduar, kiliani mund të jetë i kënaqur.

Samiti i fundit mes drejtuesve të “Carioca” dhe agjentit të tij Felicevich dha rezultate pozitive. Brazilianët kanë parakaluar Boca Juniors dhe presin një përgjigje përfundimtare nga Vidal, që duhet ta japë deri të marten.

Edhe Sanchez me të? Me Flamengon, Felicevich foli edhe për Alexis Sanchez. Një ide për momentin, por Interi ka çdo interes për ta lehtësuar largimin e dy kilianëve. Përveç Lukakut, ata janë dy lojtarët më të shtrenjtë në skuadër.

Në pritje të transfertës së shkëlqyer dhe lëvizjeve të tjera, lehtësimi i masës së pagave do të ndihmonte ardhjen e Paulo Dybala. Por lamtumira e Sanchez nuk do të mjaftonte. Duhet shitur edhe njëri mes Correa dhe Dzeko për t’i bërë vend “Joya”.

Ky i fundit po pret, edhe sepse nuk i kanë ardhur oferta më të mira se ajo e Marotta dhe Ausilio. Në dritare vigjëlon Milani, i përkushtuar ndaj Ziyech dhe më gjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit