Onana i përlot të gjithë, mesazh prekës për largimin e Ziyech!

13 Shkurt 2020
19:39
back button

Hakim Ziyech do të jetë lojtari i ri i Chelseat sezonit e ardhshëm dhe gjithçka u zyrtarizua ditën e sotme. Në lidhje me largimin e marokenit ka reaguar edhe shoku i tij tek Ajax, me të cilin duket se Ziyech ka një miqësi të veçantë.

Bëhet fjalë për portierin Andre Onana, i cili me një postim në rrjetet sociale i ka prekur të gjithë me mesazhin për Ziyech. “Shok ekipi, shok, vëlla… Të uroj më të mirat në hapin tënd të radhës. Unë dhe ti kemi ardhur nga poshtë dhe të dy e dimë që askush nuk të jep gjë falas. Kemi qenë shokë ekipi për 4 sezone dhe kemi jetuar momente që nuk do t’i harroj kurrë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit