O’Neal bën Babagjyshin, dhurata speciale për 3000 fëmijë të varfër

5 Janar 2022
10:10
Telesport
back button

Ish-basketbollisti Shaquille O’Neal ka rrëfyer se për Krishtlindje u ka bërë një dhuratë speciale rreth 3000 mijë fëmijëve në një lagjie të varfër në qytetin e McDonough, në shtetin e Georgia.

Ai ka dhuruar 1000 PlayStation5, 1000 Nintendo Switch dhe 1000 biçikleta fëmijëve të varfër të kësaj zone. Një gjest mjaft i bukur i 4 herë kampionit të NBA-së, që është mirëpritur nga të gjithë.

Babai im ka qenë një instruktor në ushtri, nëna ime një grua që punonte shumë. Kishim pak të ardhura, por më mësuan për t’u dhënë atë që kishim të tjerëve, të ndihmonim ata që ishin në vështirësi”, tha O’Neal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit