“OOPS!…we did it again!” Juventus tallet me ultrasit e Interit

7 Tetor 2019
18:54
back button

Juventusi është tallur me tifozët e flaktë të Interit pas fitores 2-1 të bardhezinjve në San Siro.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë mposhtur zikaltrit në Milano falë golave të Dybala dhe Higuain.

Gjatë ndeshjes, tifozët e “Curva Nord” të Interit kanë thumbuar Juven me banderolën “Oops…you dit it again” duke i rikujtuar Juves eliminimin e radhës nga Champions League ndaj Ajax.

Pas ndeshjes, Juve kundërpërgjigjet me videon e postuar në Twitter, duke u rikujtuar ultrasve fitoret e mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit