Operacion 180 milionë euro, Arsenal do me çdo kusht yllin e Serisë A

11 Janar 2022
14:09
Denis Hakanaj
back button

Pasi ka hequr dorë nga Aubameyang dhe Lacazette në skadencë të kontratës, përparësia në shtëpinë e Arsenal-it është të marrë një qendërsulmues në merkaton e janarit.

Në krye të listës së trajnerit Arteta është Dusan Vlahovic, sulmuesi serb që ka refuzuar rinovimin me Fiorentina-n dhe kontrata e tij skadon në 2023-shin.

Një operacion 180 milionë euro, mes rrogës dhe komisioneve për menaxherët që nuk frikëson Topçinjtë.

Sipas Daily Mail, londinezët duan të djegin konkurrencën për yllin e Fiorentina-s dhe ta marrin menjëherë në Premier League.

Klubi Vjollcë i ka marrë masat duke marrë Piatek dhe para një oferte të lartë mund të vendosë ta shesë në ditët e ardhshme lojtarin.

Arsenal duket se është gati të investojë 58 milionë sterlina (rreth 70 milionë euro) për kartonin e lojtarit, i cili kërkon një rrogë 360 mijë sterlina në javë, për një rrogë bruto vjetore rreth 17 milionë euro, së cilës i duhen shtuar edhe 18 milionë euro komision për menaxherët.

Një mal me para për një sfidë të re intriguese dhe të komplikuar: topi tani i kalon Fiorentina-s dhe lojtarit, i cili do të donte një skuadër që do ta kishte të sigurt pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit