Operacion 215 milionë euro, Real planifikon dy goditjet e bujshme

29 Shtator 2022
11:42
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid tashmë po shikon përpara drejt dy verave të ardhshme për blerjet e tyre Galaktike. Sipas Diario AS, ata po konsiderojnë të hidhen në sulm për dy yjet e Manchester City, Joao Cancelo dhe Erling Haaland.

Ky i fundit sigurisht sapo mbërriti në Premier League, por Los Blancos e shohin atë si zëvendësues të Karim Benzema në verën e vitit 2024. Ndërkohë, Cancelo do të ishte një objektiv për verën e ardhshme.

Mbrojtësi portugez është kthyer në një nga më të mirët në pozicionin e tij në botë nën drejtimin e Pep Guardiola-s dhe Real Madridi dëshiron ta joshë atë të kthehet në Spanjë, ku ai luajti për Valencia në fillim të karrierës së tij.

Në përgjithësi, Real Madrid ka bërë një blerje të madh çdo verë gjatë viteve të fundit dhe kjo do t’i përshtatej asaj politike.

Megjithatë, nëse ata vendosin të bëjnë një ofertë për Jude Bellingham, i cili ka qenë i lidhur me Madridin për verën e ardhshme, kjo do të nënkuptonte një largim nga strategjia në vitet e fundit.

Duke qëndruar te dyshja Haaland-Cancelo, do të bëjek fjalë për një operacion shumë të kushtueshëm. Norvegjezi ka një vlerë prej 150 milionë eurosh në merkato, ndërsa portugezi vlerësoht 65 milionë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit