Operacioni 60 milionë që komplikon panet e Milan-it

2 Korrik 2022
22:47
Denis Hakanaj
back button

Milan-i e ka mbyllur më në fund telenovelën e rinovimeve. Zgjatjet e kontratave të Maldini-t dhe Massara-s, kontratë dyvjeçare për të dy, janë zyrtqrizuar më në fund pas disa negociatave të gjata.

Tani që drejtuesit kanë marrë sigurinë për vazhdimin e aventurës në kuqezi, mund të nisë puna në merkato për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Origi ka zbarkuar në Milano, por Pioli pret goditje të tjera për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar. Duhen tre përforcime: një mbrojtës që të zëvendësojë Romagnoli-n, një mesfushor, pas largimit të Kessie, një fantazist që të mund të rrisë nivelin.

Pikërisht për këtë të fundit, nga Spanja ka ardhur një lajm që mund të largojë, për momentin, një operacion për Milan-in.

Gerard Romeno ka folur në Twitter në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Barcelona-s dhe Leeds për Raphinha-n. Braziliani, sulmues krahu 25 vjeç, mund të transferohet te katalanasit për 60 milionë euro.

Një marrëveshje që do të nxirrte jashtë loje Chelsea-n, tjetër ekip që interesohet për lojtarin e Leeds-it. Dhe kjo mund të ketë pasoja për kampionët e Italisë.

Kuqezinjtë, në fakt, interesohen për Ziyech dhe, në rast se londinezët do të kishin arritur të siguronin braziliani, lamtumira e tij do të kishte qenë më e lehtë.

Megjithatë, marrëveshja me Barçën ka ndryshuar gjithçka edhe pse është akoma e mundur për Maldini-n ta marrë ish-lojtarin e Ajax-it, duke parë se ai nuk bën më pjesë në planet e Tuchel dhe se Chelsea është i gatshëm ta huazojë futbollistin me të drejtën e blerjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit