Operohet në shpatull, ish-numri 1 në botë tërhiqet pa afat

5 Mars 2019
13:28
Telesport
back button

Tenistja ruse Maria Sharapova, ish-numri 1 në botë për femra, ka kryer një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale në shpatullën e djathtë. Për pasojë, nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të Indian Wells, që nis këtë javën e ardhshme (18 mars). Lajmin e ka konfirmuar vetë tenistja 31-vjeçare, përmes një postimi në rrjetet sociale, pa deklaruar se kur do të rikthehet.

Siç e dini, kam që verën e shkuar që luaj me shpatullën e dëmtuar dhe me dhimbje. Për gati 10 javës pas US Open u fokusova në terapi të ndryshme për të evituar dhimbjet. Edhe pse situata u përmirësua dhimbjet nuk u eliminuan asnjëherë. Pasi mora mendimin e mjekëve vendosa të kryej këtë ndërhyrje të lehtë në shpatull”, shkruan Sharapova, që nuk fiton prej tetorit 2017.

Gjithsesi, tenistja bukuroshe ruse, nuk ka ndërmend të tërhiqet. “Shoh me optimizëm përpara. Shpresoj të rikthehem më e fortë në fushë, të mos kem dhimbje dhe të triumfoj sërish”, u shpreh më tej Maria Sharapova. Aktualisht, tenistja ruse ndodhet në vendin e 29-të të renditjes botërore dhe në grand slam të Australian Open u kualifikua deri në çerekfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit