Operohet një ndër pikat e forta të Lazios, dhimbje koke për Inzaghin!

13 Shkurt 2020
13:38
back button

Probleme për Lazion në këtë fazë të sezonit. Senad Lulic, kapiteni bardhekaltër dhe një ndër pikat më të forta për eksperiencë dhe rol lideri, do të mungojë 1 muaj dhe ende nuk dihet me saktësi kur do të jetë gati. Boshnjaku ka pasur probleme në kavilje dhe u operua, ndaj tashmë Simone Inzaghi duhet të bëjë pa mbrojtësin e krahut për shumë kohë…

Në fakt, alternativat nuk është se janë shumë: Jony mund të përshtatet në krah, por edhe Patric. Jordan Lukaku do të ishte ideali, por problemet e vazhdueshme fizike e bëjnë që të mos jetë 100%.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit