Opinion / Ajo që ndodhi mes Barcelonës dhe Messit nuk ishte vetëm tym pa zjarr…

10 Qershor 2023
9:15
Alfred Lleshi
back button

Nga Ferran Correas

Leo Messi njoftoi të mërkurën se do të luajë për Inter Miami sezonin e ardhshëm, duke përjashtuar kështu mundësinë e rikthimit te Barça. Ai e bëri këtë përmes një interviste në gazetat katalanase, “Sport” dhe “Mundo Deportivo”. Në to e bëri të qartë se rikthimi i tij i mundshëm nuk ishte tym, nuk ishte një tullumbace, provë e lëshuar nga bordi drejtues, siç ishte sugjeruar nga sektorë të ndryshëm.

Ishte një opsion që të dyja palët e shqyrtuan dhe e punuan. Në fakt, kur La Liga pranoi të martën planin e qëndrueshmërisë që Barça i kishte paraqitur asaj për dy sezonet e ardhshme, klubi i Barçës filloi një angazhim nga Javier Tebas rreth tre emrave.

Gavi dhe Araujo mund të regjistrohen me kontratat e tyre të reja dhe Barça nuk do ta kishte problem të regjistronte Messin, nëse argjentinasi përfundonte nënshkrimin për klubin katalanas. Sigurisht, Barça duhej të ndërmerrte një sërë hapash.

Dhe pikërisht atëherë të dyja palët u përballën me realitetin e ashpër. Do të kishte lehtësira, por për t’i bërë vend Messit, lojtarë të tjerë duhej të largoheshin nag Barcelona. Sepse gjendja financiare e klubit është ajo që është. E keqe. Me një tavan rrogash që është ende shumë i lartë.

Me siguri Barça do ta kishte arritur qëllimin e saj, sepse merkato është shumë e gjatë. Në fakt, as që është hapur ende. I duhej kohë, por argjentinasi nuk donte t’ia jepte. Nuk besonte, donte siguri. Plaga e hapur dy vite më parë nuk është shëruar ende.

Messi nuk e ka harruar atë ditë kur fluturoi nga Ibiza në Barcelonë për të nënshkruar kontratën e tij të re dhe për t’u bashkuar me seancat stërvitore të ekipit të drejtuar nga Ronald Koeman, zbuloi se duhej të largohej, sepse klubi nuk mund ta regjistronte. Ai as që ka dashur ta imagjinojë se mund ta kalojë këtë gjë përsëri.

Dhe zgjodhi opsionin që filloi ta mendonte pasi arriti atë që i mungonte, Kupën e Botës: Duke lënë konkurrencën e lartë dhe luajtur në një kampionat minor, pa presion, i rrethuar nga miqtë e tij dhe shijuar futbollin.

Messi nuk donte të priste, duhet ta pranojnë dhe, pasi palët kaluan duelin për herë të dytë në dy vite, të fillojmë të mendojnë për një Barçë pa Messin. Të mendojmë për një ekip që ka mundur të fitojë La Liga-n pa argjentinasin, por kjo ka nevojë për përforcime për të qenë konkurruese edhe në Evropë.

Dhe aty, “jo” e Messit mund t’i shkojë mirë Barçës, pasi do të jetë në gjendje t’i ndajë paratë për futbollistë të tjerë dhe të përforcojnë pozicionet që kanë nevojë për lojtarë: mbrojtësi i djathtë, mesfushori, një mesfushor i brendshëm që luan mes linjave, i pajisur me talent, dhe një sulmues tjetër për të ndihmuar Lewandowskin në artin e shënimit të golave. Duhet të jemi pozitivë për atë që ndodhi, por Messi nuk ishte vetëm tym pa zjarr…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit