Opinion / Çfarë loje po luhet me akademinë e futbollit “Elbasani”?!

19 Korrik 2021
8:23
Alfred Lleshi
back button

Nga Artur ZEKTHI
Bashkia e qytetit të Elbasanit ka hedhur një hap të pastudiuar për ngritjen e një klubi të ri futbolli në qytet, duke qenë në kundërshtim flagrant jo vetëm me legjislacionin shqiptar (Ligji Për Sportin, i ndryshuar, Ligji për institucionet e qeverisjes vendore etj), por edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e artit, kulturës dhe sportit në njësinë administrative ku ushtron funksionet e saj.

Shpresoj shumë që pas kësaj iniciative mos të fshihen klane mafioze, që shpresojnë të kanalizojnë paratë informale në aktivitetet sportive duke vënë në lojë (detyruar) edhe institucionin e bashkisë, që si argument bazë përdor interesin për zhvillimin e sportit në qytet. Asnjë detyrim nuk ka institucioni bashkiak për të investuar paranë publike për interesa të zhvillimit të çdo forme ligjore të organizmave të tilla sportive profesionale e komerciale, përtej çdo ndjeshmërie sportive, përveç mirëmbajtjes, ristrukturimit dhe ndërtimit të terreneve apo objekteve sportive me interes real publik.

SPAK është një instrument ligjor që nuk duhet të heshtë në këtë rast për t’i prerë rrugë çdo manikacioni që vjen nga burime të errta mafioze. Mungesesa e transparencës publike për hapat e ndërmarrë nga kjo bashki në shitjen e aksioneve të saj në masën 52% kompanisë “Manchester Group” dhe mosbërja asnjëherë publike e kontratës së shitjes, parave të përfituara e të pretenduara se janë depozituar në arkën e bashkisë, janë të tjera fakte se ky institucion është drejtuar dhe ka funksionuar në mungesë totale transparence.

Ish-presidenti Laze ka qenë bashkëpronar te FK.Elbasani, duke shpenzuar para private në raport me paranë publike të shpenzuar nga Bashkia, ndaj raporti i ndershmërisë me pandershmërinë në këtë rast anon nga institucioni publik. Argumentet e sjella të forcojnë bindjen se në emër të ndjeshmërisë së komunitetit për futbollin po shfrytëzohen institucionet shtetërore të qeverisjes vendore për të krijuar një organizëm për të kanalizuar paranë informale.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit