OPINION: “Ping Pongu” me futbollin shqiptar, tryeza e gënjeshtrave dhe akuzat që zbehin thelbin!

16 Shtator 2020
22:58
Anton Cicani
back button

“Deja Vu”… Një fjalë që shpesh e përdorim për të kujtuar diçka që e kemi parë njëherë, por në fakt duket sikur po ndodh thjesht në atë moment!

Vështirë për ta besuar, e lehtë për ta kuptuar. Sidomos duke ditur se përsëritja (e quajtur si nëna e dijes) në fakt shpeshherë rezulton si një “leksion” që nuk kemi kuptuar ose nuk duam ta kuptojmë.

Ashtu siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit, Fidel Ylli – njeri i njohur në sportin shqiptar falë edhe kontributit të dhënë ndër vite – shfaqet në skenë para zgjedhjeve dhe gjen një kauzë sportive, që për fat të keq tenton ta përdorë për interesa personale.

E njëjta “strategji” (me thonjza sigurisht) po përsëritet ditët e fundit me ish-sportistin e njohur të angazhuar në politike prej disa ditësh.

Ylli mori “flamurin e betejës” në debatin e hapur pas bojkotit të kampionatit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Në vend që ta ndihmojë kauzën e klubeve, që kanë bërë disa kërkesa të pranueshme dhe aspak jashtëtokësore për të zgjidhur disa nga hallet e shumta që kanë sot, Fideli papritur sulmon Ligën, FSHF-në dhe klubet duke tentuar ta kalojë këtë çështje në hullitë politike.

T'i vërë vulën Rama dhe kthehemi direkt. Fidel Ylli nuk ka gjë në dorë” -  Abc News

Ai doli sot në konferencë për shtyp dhe lëshoi akuza e bëri plot demagogji, aludoi për shantazhe, por në asnjë moment nuk u mor me thelbin e çështjes: kërkesat e klubeve!

Kërkesa që i janë paraqitur Kryeministrit Rama nga klubet qysh në mars të vitit 2019 dhe kanë marrë prej tij premtimin se do të zgjidheshin (madje mes humorit të një tavoline që duhet të ishte frytdhënëse).

ANALIZA/ “Kombëtarja i ha golat në fund”, Rama dhe Duka luftë të ftohtë në  distancë

Por asnjë nga premtimet nuk është mbajtur, ndërkohë që Fideli kërkon të ulë palët në tryezë. Në fillim thotë që kërkesta e klubeve janë të drejta, pastaj thotë që është është një lëvizje politike.

Hajde merre vesh këtë punë. Por çfarë vendimmarrjeje ka Fideli? Asnjë! Fideli kërkon t’i sorollatë klubet lart e poshtë dhe të bëjë rolin e postierit, duke dërguar në Kryeministri kërkesat e futbollit.

Po pse duhet kjo tryezë kur në fund do të jetë Kryeministri ai që do të vendosë t’i japë fund bojkotit të kampionatit ose anasjelltas. Fideli nuk i përgjigjet pyetjes se pse qeveria nuk i ka mbajtur premtimet.

koço kokedhima – Lapsi.al

Sportisti-deputet ka qenë pjesëmarrës akti dhe interlokutor për hartimin e ligjit të sportit dhe ligjit të sponsorizimeve, por klubet kanë qenë të parët të pakënaqur dhe kërkojnë ndryshim. Që do të thotë se ndërhyrja e Fidelit ka rezultuar e pasuksesshme.

Në 30 vjet pluralizëm ligjet e arnuara nuk kanë afruar asnjë mundësi për të sjellë para në sport. Pavarësisht se ka patur disa investime në drejtim të stadiumeve ka munguar vizioni dhe vullneti i qeverisë për të ndërtuar një strategji të qartë për të ardhmen dhe për të bërë reforma që do t’i ndryshonin fytyrën futbollit.

Dhe bojkoti i kampionatit, një masë e vështirë për të gjitha klubet, e vërteton fare mirë këtë gjë. Të shtyra në këtë pikë nga dëshpërimi dhe gënjeshtrat pa fund të qeverive në kohë dhe në rastin konkret nga Fideli me shokë, i cili e di fare mirë që zgjidhja e ngërçit kërkon thjeshtë vullnetin e Kryeministrit dhe asgjë më shumë.

As akuza politike, as polemika pa bereqet, as demagogji e as llafe kafenesh, të cilat Fideli i ka përdorur në mënyrë të shfrenuar gjatë ditëve të fundit në çdo banak televiziv dhe jo vetëm. Pa asnjë produkt, pa asnjë vlerë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit