Opinion / Shitjani futbollin qytetit, zoti kryetar!

29 Maj 2023
10:41
Telesport
back button

Nga Artur Zekthi

Më 2 gusht te vitit 2021, me iniciativen e z.Gledian Llatja, Kryetarit i Bashkisë, Këshilli i Bashkisë Elbasan miratoi  krijimin e Akademise se Futbollit Elbasani si një aset që i shtohej traditës se zhvillimit të sportit të një qyteti, që u njoh me lojën e top-kembes ne mengjeset e fillimshekullit 20.

Një vendim ky sa i mbështetur e i perkrahur nga sportedashesi i ndershem elbasanas, aq edhe i anatemuar nga ajo pjesë e tifozerise  tradicionale te qytetit që nuk kishte mundur ende te kthjellohej mbi makinacionet e shitjes pa nam e nishan te historisë se klubit historik te qytetit, KS Labinoti e me pas F.K. Elbasani, kampion kombëtar në edicionet futbollistike 1984 dhe 2006.

Pushtetaret që kishin ngrohur karriken qeverisëse te  Bashkisë para Llatjes, se bashku me xhambaze te ketij sporti në qytet dhe në FSHF, tashmë kishin mundësuar trafikimin e futbollit të një qyteti me skema mafioze shitjeje, sikur te kishin qene në pronat e babes se tyre, kompanise “Mancester Group”, e cila asnjëherë nuk u kuptua nga erdhi dhe sa para depozitoi per kete transaksion financiar.

Prej asaj periudhe, futbolli elbasanas heshti se ekzistuari jo vetëm në historinë e traditen e tij, por edhe në kulturën sociale te një popullsie aq te lidhur me këtë sport. Heshtem te gjithe dhe vazhduam te vetegenjehemi  nga Sejdini, Laze e FSHF sikur klubi tradicional vazhdonte te ekzistonte ne te njejten kategori konkurrimi, logo, drejtues, pronar, vit themelimi etj. Sportdashesit,  trajneret, zyrtaret bashkiake dhe te zgjedhurit heshtnin si bashkepuntore në këtë krim vrasjeje per sportin e një qyteti.

A.F.Elbasani shenonte tashmë fillesat e lindjes se  një tjetër klubi në qytet, një tjetër shprese, një tjetër endrre, gatuar pikerisht nga duart e pergjakura te te njejtes kaste pushtet mbajtesish që kishin denuar me vdekje memorien dhe traditen e një qyteti. Perseri u investuan parate publike, pasi “Pont Pilati” i qytetit ra nga pushteti dhe i lau duart nga krimi që kishte kryer në bashkëpunim per futbollin e qytetit.

Llatja pranoi t’i hyje një tjetër aventure, në një fushë ku nuk është ekspert, dhe dikur, ata që ua besoi zhvillimin e A.F.Elbasanit, do ta orjentojnë drejt komercializmit sportiv. Pasi shpenzoi 2 vjet rresht paranë publike, në edicionin 2023 – 2024, A.F Elbasani do te ngjitet në Kategorinë e Pare dhe klasifikimi si sport profesionist, ligjerisht nuk ia lejon bashkisë te jete pronare e klubit, investimin publik në një shoqëri sportive profesioniste me 100% kapitale shtetërore, ndaj banda që qëndron pas kësaj afere kerkon që t’iu falet kjo foshnje e sapo lindur dhembeve te një mekanizmi mafioz, që futbollin e sheh si një proces ku pastrohen e prodhohen te tjera para me burime te pista.

Z.Kryetar i Bashkisë! Ka vetem nje mundesi qe krijesa juaj A.F.Elbasani t’i shpetoje shkaterrimit prej sistemit. Shitjani futbollin qytetit dhe qytetareve tuaj. Ky do të ishte veprimi me i drejtë e me i ndershem per nje kryetar bashkie që sapo u mandatua per te riqeverisur një qytet që vërtet mban mbi shpine, por kurrë nuk harron. Ndaj shitjani futbollin qytetit è qytetareve tuaj, që dikur fëmijët tuaj të ndjehen krenare per vepren tuaj. Shitjani futbollin atyre që iu takon, qytetareve dhe fëmijëve të tyre, se kjo do t’ju lartësoje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit