ORA E FUNDIT: Arrihet marrëveshja, Muriqi te Lazio (Detajet)

13 Gusht 2020
19:52
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshime, Vedat Muriqi do të jetë futbollisti i ri i Lazios. Sulmuesi i Fenerbahçes do të transferohet në Itali me shpresën e madhe që Igli Tare të ketë bërë një tjetër goditje të mirë.

Mediet italiane bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar u shit nga Fenerbahçe për 18 milionë euro+2 milion euro bonuse. Italianët ofronin 16 milionë euro fillimisht, por më pas oferta u rrit në 18+ bonuset,

Muriqi do të bëjë hapin e madhe në karrierë dhe do të mundohet të rivalizojë Ciro Immobilen. Një tjetër shqiptar tashmë i bashkohet futbollit elitar në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit