ORA E FUNDIT: Flamurtari zyrtarizon një sulmues, e merr nga Kosova

20 Gusht 2019
23:13
back button

Flamurtari ka zyrtarizuar në orët e vona të mbrëmjes arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Bajram Nebihi. Ky i fundit e ka mbyllur sezonin e shkuar në radhët e ekipit të Ballkanit në Kosovë. Ai u afrua në merkaton e janarit në Superligën kosovare të futbollit, por nuk arriti të linte gjurmë. 

Vlonjatët e kanë bindur dhe e kanë afruar në ekipin e tyre. Nebihi ka ndërtuar karrierën e tij në Gjermani, por nuk ka arritur të bëjë hapin e madh. Duke parë situatën e vështirë ku ndodhet dhe emergjencën për lojtarë, çdo afrim konsiderohet pozitiv te vlonjatët. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit