ORA E FUNDIT: Klopp merr talentin e sulmit, Liverpool shton presionin te “3 musketierët”

2 Dhjetor 2019
14:37
Eraldo Harlicaj
back button

Jadon Sancho është emri që po çmend të gjithë klubet më të mëdha të Europës. Anglezi është mërzitur në Gjermani me Dortmundin dhe kërkon largimin që në merkaton e janarit. Ai ka patur krisje me drejtuesit dhe është dënuar në ndeshjet e fundit, por talenti i tij nuk diskutohet. 

Një burim pranë klubit të Dortmund në Gjermani bën me dije se sulmuesi i ri është pranë Liverpoolit. Trajneri Jurgen Klopp është i dashuruar me futbollistin dhe kërkon ta rrëmbejë të riun. Kryesuesit e kampionatit anglez dhe fituesit e Champions Leagues duan të kenë në despozicion sulmuesin që në merkaton e janarit. 

Afrimi i tij do të sillte më shumë rivalitet për “3 musketierët” Firminho-Salah-Mane. Klopp nuk ka një zëvendësues të denjë për ta, prandaj dhe blerja e Sanchos do të ishte e mirë duke bërë që sulmi të ketë mundësi të pushojë. Të 3 lojtarët po luajnë çdo 3 ditë, ndërsa Sancho nga krahu tjetër është e ardhmja. Ai ka luajtur 11 ndeshje në kampionat këtë sezon, 10 i ka nisur si titullar dhe ka shënuar 5 gola. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit