ORA E FUNDIT: Neymar shfaqet në stërvitjen e PSG-së, Leonardon nuk e mbajnë nervat

15 Korrik 2019
15:10
Eraldo Harlicaj
back button

Neymar është shfaqur në stërvitjen e PSG-së pas shumë problemeve dhe diskutimeve. Ai ka mbërritur në ambientet stërvitore të klubit ku do të ketë një takim me drejtuesit për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij. 

Braziliani do të takojë Leonardon për të mësuar diçka më shumë në lidhje me situatën ku ndodhet. Sulmuesi e ka shprehur se do të bashkohet me ish-klubin e tij. Barcelona e pret me krahë hapur, por deri atëherë duhet të zgjidhë problemet që ka me drejtuesit e PSG-së. 

Kamerat kanë fiksuar portretin e Leonardos kur është shfaqur në qendrën stërvitore. Zyrtari i francezëve kuptohet se nuk është aspak i lumtur për situatën ku ndodhet dhe bashkëbisedimin që do të ketë me bashkëkombasin e tij. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit